Aktualitet

Vdekja e 25-vjeçares, qytetarët protestojnë para maternitetit të Elbasanit


               Publikuar në : 12:09 - 25/04/19 |
b.f

Shumë qytetarë u mblodhën paraditen e sotme në hyrjen e maternitetit të Elbasanit, në mbështetje të familjarëve të Rexhina Debroves, vajzës që humbi jetën pas operacionit të lindjes.

Ftesës së familjarëve për të protestuar, i janë përgjigjur nënat dhe vajzat e reja të qytetit të Elbasanit. Me pankarta në duar, ato kërkojnë drejtësi dhe dënimin e fajtorëve. “Këtu do mblidhemi çdo ditë derisa drejtësia të vihet në vend”, thonë familjarët.

Një ditë më parë për dy mjekët e arrestuar u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, ndërsa autopsia tregoi se 25-vjeçarja kishte humbur jetën nga mpiksja e gjakut.

Familjarët protestuan ditën e djeshme para gjykatës me beben e sapolindur në krahë, pasi pretendojnë se mjekët kanë neglizhuar./Opinion.al

elbas 7 elbas 6 elbas 5 elbas 4 elbas 3 elbas 2 elbas 1
<
>

Pas