Dy mjek të spitalit të Elbasanit janë arrestuar, pas vdekjes së 25-vjeçares, Rexhina Debrova. Dy mjekët e arrestuar janë reanimatori, Nikollaq Thano dhe kardiologu Mehemet Ibaj. E reja vdiq pak momente pasi lindi duke pësuar arrest kardiak.
Më herët spitali i Elbasanit, përmes një reagimi zyrtar u shpreh se Rexhina Debrova ishte paraqitur në spital me një shtatzëni të vonuar prej 42 javëshE, gjë e cila i ka sjell asaj komplikacionet që i morën jerën.
Humbja ka tronditur tej mase familjarët të cilët hedhin akuza ndaj mjekëve për ndërhyrje me vonesë. Sipas tyre, Rexhina ishte nisur për në maternitet pasi i kanë nisur dhimbjet. Por është futur në operacion 3 orë me vonesë. Ata kërkojnë që të ndëshkohen menjëherë mjekët përgjegjës. Ndërkohë do të jetë autopsia ajo që do të saktësojë shkakun e vdekjes se 25-vjeçares.
REAGIMI NGA SPITALI
Duke shprehur ngushëllimet familjarëve për humbjen e 25 vjeçares R. D, drejtoria e spitalit rajonal Elbasan sqaron opinionin publik, në lidhje me lajmin e publikuar në media për “mosveprim të mjekëve në rastin e humbjes së jetës së 25-vjeçares” si vijon: Pacientja R. D u paraqit në spital më datë 22.04.2019 në orën 10:25 paradite.
Pacientja ka ardhur me urgjencë në spital, me barrë të vonuar 42 – javëshe dhe është futur menjëherë në sallë, ku mjekët asistuan lindjen e fëmijës, i cili erdhi në jetë në orën 11:50.
Foshnja u reanimua dhe gëzon shëndet të mirë. Stafi mjekësor ka dhënë trajtimin maksimal, por nëna e re dyshohet se pësoi komplikacion postoperator tromboemboli pulmonare, e papajtueshme me jetën.Aktualisht priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkakun e vdekjes së nënës./Opinion.al E.Xh.