Policia ka zbardhur rrethanat e aksidentit me pasojë vdekjen e 20-vjeçarit, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në zonën e Freskut. Një automjet përplasi një motor dhe si pasojë ndërroi jetë në spital 20-vjeçari Enjo Saliaj.
Bëhet me dije se nga veprimet hetimore ka rezultuar se në kohën që ka ndodhur aksidenti, automjeti nuk drejtohej nga pronari i tij, shtetasi F. A., por drejtohej nga 19-vjeçari S. K., banues në Tiranë.
Nga verfikimet ka rezultuar se shtetasi S. K. ishte i pajisur me lejen përkatëse të drejtimit dhe nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në kohën që është përfshirë në aksident.
Automjeti dhe motori elektrik u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve, S. K., 19 vjeç, u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.