Kronikë

Vdekja e 20-vjeçarit, arrestohet pronari i gomisterisë, nën hetim dhe…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:16 - 07/07/21 |
Opi Nion

Pas vdekjes së 23-vjeçarit, Rafael Tafaj në vendin e punës në Durrës, pa asnjë kusht sigurie, policia ka prengosur pronarin e gomisterisë Xhemal Duka.

Gjithashtu, ajo që e rëndon më shumë situatën janë akuzat e dëshmitarëve, të cilët kanë deklaruar se ambulanca është vonuar më shumë se 40 minuta, e pikërisht pas këtyre akuzave është vënë në hetim shoferi i ambulancës, Tiril Leba.

“Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasi Xh. D., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme, në gomisterinë në pronësi të tij, si pasojë e një shpërthimi të një gome, humbi jetën shtetasi R. T., 23 vjeç (punonjës). Për këtë rast është proceduar penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasi T. L., 37 vjeç, banues në Durrës (shoferi i ambulancës), pasi dyshohet se është vonuar për të shkuar në vendngjarje, duke sjellë vonesë për dhënien e ndihmës së parë”, njofton Policia./Opinion.al

Pas