Spitali i Gjirokastrës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me humbjen e jetës së 20-vjeçares, Klea Muxhaj, mbrëmjen e djeshme.
Sipas spitalit, e reja ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë por pas ndërhyrjes operatore, ka patur komplikacione të rënda dhe nuk ka mundur të mbijetojë.
Megjithëse nuk jepen detajet për natyrën e komplikacioneve, në njoftimin e spitalit thuhet gjithashtu se pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore.
Njoftimi i plotë i Spitalit të Gjirokastrës
Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme.
Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.
Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë.
Pritet të kryhet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen.
Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët./ Opinion.al