Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vdekja e 17 vjeçarit/ Dyshohet se u vra në gjumë, ja çfarë filmuan kamerat

2016/08/11 at 3:56 PM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëshmitë rrënqethëse/ Vrasja e të riut në Landfilin e Sharrës, të arrestuarit ja hedhin fajin makinave të transportit të mbeturinave

Vrasja e Ardit Gjoklajt në landfilldin e Sharrës dyshohet se ka ndodhur në një kohë kur 17­ vjeçari ka qenë në gjumë.

Ky ka qenë versioni i parë i ngjarjes, i hedhur fillimisht nga ana e Policisë, dhe që, me sa duket, po konfirmohet edhe nga vazhdimi i hetimeve në Prokurorinë e Tiranës.

Ardit Gjoklaj Burimet nga grupi i hetimit kanë thënë se një pjesë e lëvizjeve të ekskavatorit­kovë janë regjistruar nga një prej kamerave që mbikëqyrin rrethimin dhe sigurinë e landfilldit.

Referuar pamjeve të këtyre kamerave, përcaktimit të përafërt të kohës së vdekjes së të riut dhe vendit ku ai është gjetur, hetuesit mendojnë se Ardit Gjoklaj ka qenë në gjumë në momentin që është zënë poshtë nga ekskavatorikovë.

“Ka të dhëna nga kamerat dhe nga dëshmitarët se 17­ vjeçarin e kishte zënë gjumi në mbeturina për shkak të orës së vonë dhe faktit se në orët e para të mëngjesit të datës 7 gusht kishte nisur të binte shi. Për këtë arsye, punëtorët kanë ndërprerë punën në seleksionimin e mbeturinave dhe kanë vendosur të pushojnë”, thanë burimet nga hetimi.

Sipas tyre, disa punëtorë kanë hyrë poshtë strehëve në një ndërtesë që ndodhet aty pranë, ndërsa 17­vjeçari Ardit Gjoklaj, me sa duket, ka vazhduar punën ose është ulur aty ku e ka zënë shiu.

Hetuesit kanë dyshime se të riun e ka zënë gjumi aty dhe më pas, kur puna ka rinisur në landfilld, ekskavatori­kovë e ka goditur në kokë dhe në gjithë pjesët e trupit, duke e masakruar.

Trupi më pas është lënë në plehra deri të nesërmen në orët e pasdites, kur kufoma është gjetur, me sa duket, nga punëtorët e tjerë të firmës, që kishin ndërruar turnin dhe kanë lajmëruar Policinë.

Etiketa: Ardit Gjoklajhetimesharre

Ju sugjerojmë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
Sociale

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

6 Qershor, 2025 12:29 pm
Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
Aktualitet

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

6 Qershor, 2025 12:28 pm
Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…
Aktualitet

Arkitekti amerikan tregon dhuratën që i bëri kryeministri: Kjo kravatë është…

6 Qershor, 2025 12:14 pm
Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë
Aktualitet

Kurban Bajrami/Blushi mesazh urimi në emër të Metës: Shëndet e lumturi për të gjithë

6 Qershor, 2025 12:00 pm
Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë
Aktualitet

Detajet/Ja kur nis dhe sa do të zgjasë rinumërimi i votave në Tiranë

6 Qershor, 2025 11:58 am
Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash
Aktualitet

Për gjykim 5 shtetas/ U kthyen nga Stambolli me valixhe me ilaçe e 300 mijë € cash

6 Qershor, 2025 11:41 am
Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet
Aktualitet

Spiropali uron Kurban Bajramin: Të japim më shumë dashuri e solidaritet

6 Qershor, 2025 11:32 am
Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë
Aktualitet

Fqinji plagos me armë zjarri burrë e grua në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 11:23 am
Para
Dua Lipa ka patur një histori dashurie me Ledri Vulën. Ja pse u ndanë

Dua Lipa ka patur një histori dashurie me Ledri Vulën. Ja pse u ndanë

Parashikimi: ISIS do të shkatërrohet në vitin 2016 

Dëbohet nga Italia ndërtuesi shqiptar: Kishte lidhje me ISIS

Çudia e radhës/ Itali, shqiptarja futet kundravajtje në autostradë, po luante Pokemon Go

Loja që po sëmur njerëzit/ Gruaja: Më përdhunoi Pokemoni gjigand

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
6 Qershor, 2025

Katër persona janë vrarë ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur përgjatë natës në Kiev, si pasojë e sulmeve me raketa...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
6 Qershor, 2025

Pas 11 vitesh, Shqipëri-Serbi do të “ndeshen” përsëri në fushën e blertë. Dy vende, dy skuadra dhe një histori mes...

Lexo më shumë

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili

Qyteti i Shqipërisë që mban aromë trëndafili
6 Qershor, 2025

Në Përmet, thellë në luginën spektakolare të Vjosës në jug të Shqipërisë, trëndafilat çmohen dhe përfshihen më shumë se kudo...

Lexo më shumë

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar

Iu gjetën doza kanabisi, do i shiste në Shëngjin/Pranga 22 vjeçarit, një i proceduar
6 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka arritur të godasë një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza dhe një rast i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com