Policia ka reaguar për 12-vjeçarin Leo Sadiku që humbi jetën një ditë më parë në pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare të Tiranës.
Në një njoftim zyrtar blutë bëjnë me dije se i mituri ndërroi jetë pas arresti kardiak
“Më datë 08.01.2025, në QSUT, Tiranë, ka humbur jetën, një 14-vjeçar, banues në fshatin Pocestë, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën, për shkaqe natyrale (arrest kardiak)”,-thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.