Vazhdon tragjedia e emigrantëve në detin Egje. Mediat turke raportojnë mbytjen e një anijeje ne brigjet e tyre, ndërsa numri i viktimave ka arritur te pakten në 14, mes të cilëve edhe 3 fëmijë. Emigrantët e ardhur kryesisht nga Siria dhe Afganistani kanë si destinacion Greqinë për t’u larguar më pas në vende të tjera të Europës.