Vazhdon sot në Hagë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Gjykatën Speciale në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i njohur si rasti “Thaçi dhe të tjerët”. Seanca është parashikuar të nisë nga ora 09:00 dhe të zgjasë deri në orën 16:30.

Së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, Thaçi është akuzuar nga Haga për rreth 100 vrasje. Krimet e pretenduara në aktakuzë përfshijnë qindra viktima të njohura shqiptarësh, serbësh, romësh dhe të etnive të tjera të Kosovës dhe përfshijnë kundërshtarë politikë.

Një vit më parë në Strasburg vetë kryeministri Rama bëri thirrje që të hartohej një raport tjetër lidhur me akuzat e paprovuara sipas tij ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së në raportin e Dick Marty-t.

Rama u tha parlamentarëve evropianë se këto akuza u sponsorizuan nga Rusia. Në muajin gusht të vitit 2022, Shqipëria i kërkoi zyrtarisht Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës të rishikojë Rezolutën e vitit 2011 që të shpallen të pabazuara akuzat për trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore gjatë Luftës së Kosovës.

Bazuar mbi këtë raport, Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij vijojnë që të jenë në paraburgimin e Hagës që nga data 5 Nëntor e vitit 2020./tvklan




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT