Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vazhdon skandali i CEZ, Nasip Naço një tjetër emër i përfshirë

2015/10/28 at 6:03 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vazhdon skandali i CEZ, Nasip Naço një tjetër emër i përfshirë

Një denoncim I bërë në prokurori nga biznesmeni Venigjar Begaj rikthen vëmendjen tek skandali dhe afera korruptive e Cez. Është ABC news që ka bërë të ditur lajmin, ku biznesmeni ka denoncuar në Prokurori shkatërrimin e biznesit të tij nga ndërprerja e një kontrate me CEZ-in si pasoj e ndërhyrjeve politike. Është fjala për një kallëzim në një dosje prej 120 faqesh, në të cilin thuhet se kompania e denoncuesit Venigjar Begaj me emrin“Certified Solutions Corporation ( CSC shpk) ishte pajisur me liçencë nga Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë në vitin 2010 për kolaudimin e matësve të energjisë elektrike që i shpërndante CEZ-i në gjithë Shqipërinë. Sipas Begajt, drejtori i Metrologjisë në atë kohë ishte Gledion Rahovica, aktualisht deputet i LSI-së në Berat, i cili i ka dhënë këtë autorizim me kushtin e përfshirjes në biznes me 49 % të aksioneve krushkun e Ministrit Nasip Naço, shtetasin Qirjako Kongoli. Begaj ka pranuar këtë kusht dhe më pas kësaj kompanie, ku ishte krushku i ministrit aksioner, në vitin 2012 i është dhënë një kontratë ekskluzive 3-vjeçare për kolaudimin e matësve të energjisë elektrike për të gjithë Shqipërinë. Një biznes që prodhonte milliona lekë në muaj. Pikërisht për shkak të këtyre milionave, sipas denoncuesit Begaj, në korrik të 2012 atij iu kërkua që krushku i ministrit Naço, në atë kohë ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës, të merrte 80 % të aksioneve. Duke qenë se Begaj kishte bërë të gjitha investimet në këtë kompani, nuk pranoi kushtin. Këtu nisi historia e shkatërrimit të biznesit të kompanisë së tij, bën të ditur Abc news.

Me urdhër nga lart kompania CEZ ndërpreu të gjitha pagesat e kolaudimit të sahatëve. Ndërkohë kishte detyrime të mëdha të pashlyera ndaj kompanisë. Duke qenë se kontrata u ndërpre në mënyrë të njëanshme Begaj u detyrua të kërkonte nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shlyerjen detyrimeve tatimore nga CEZ-i. Bëhej fjalë për mbi 250 milionë lekë të reja ose mbi 2.5 milionë dollarë amerikan detyrime ndaj kompanisë së Begajt.

Drejtoria e Tatimeve nis lëvizjen për të mbledhur detyrimet e saj. Koincidencë ose jo, në gusht –shtator të 2013 në detabazën e bizneseve të mëdha në Drejtorinë e Tatimeve, detyrimet e CEZ-it ndaj kompanisë së Venigjar Begajt rezultonin të fshira. Pikërisht një deputet i LSI-së ishte regjistruar nga kamerat duke hyrë fshehtas tek dhoma e serverave të tatimeve. Është deputeti Spartak Braho që me aktin e tij ka provokuar një skandal shumë të madh. Ndërkohë kolegët e Brahos, përfshirë edhe ministrin Nasip Naço kishin urdhëruar ndërprerjen e kontratës që nuk pranoi t’i jap 80 % të aksioneve krushkut të tij dhe futën në lojë kompani të tjera, si “Hite-Tech-Test”, me pronar Piro Xhinarin, kompaninë “3G” të bashkëshortes së Agron Çelës, deputet i LSI-së dhe kompanian “HTT” të beratasit Genci Gjergjani. Këto tre kompani janë akoma në treg, sipas kallëzimit dhe dyshohet se kanë lidhje me eksponentët e LSI-së.  Sot biznesni dhe vet kallëzuesit Begaj janë totalisht të shkatërruar megjithëse bordi i Entit Rregullator të Energjisë i ka njohur borxhin që CEZ-i i ka atij. Begajt nuk i është kthyer asnjë lek, ndërkohë që biznesi i kolaudimit të matësve vazhdon të prodhoj miliona lekë. Më poshtë ekstrakti nga QKR-ja i kompanisë “Certified Solutions Corporation ( CSC shpk), ku sic shihet figuron ortak me 49% të aksioneve krushku i Nasip Nacos, Qirjako Kongoli . Ndërkohë në portalin lapsi.al, publikohen edhe të dhënat e subjektit për të cilin flitet në kallëzim.

tabela

tab 2

Ju sugjerojmë

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën
Bota

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën

14 Qershor, 2025 5:12 pm
Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime
Bota

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime

14 Qershor, 2025 5:07 pm
Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët  të shkojnë
Aktualitet

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët të shkojnë

14 Qershor, 2025 5:00 pm
Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë
Bota

Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë

14 Qershor, 2025 4:53 pm
Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe
Bota

Rrezik për luftë masive në Lindjen e Mesme, mobilizohen shtetet arabe

14 Qershor, 2025 4:49 pm
E çuditshme/ Miliarderi vdes pasi gëlltiti një bletë
Bota

E çuditshme/ Miliarderi vdes pasi gëlltiti një bletë

14 Qershor, 2025 4:40 pm
Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët
Aktualitet

Ishulli i Maligradit, perla e fshehur në zemër të Prespës që po tërheq turistët

14 Qershor, 2025 4:36 pm
Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët
Aktualitet

Rriten kontribuuesit në sigurime, por edhe pensionistët

14 Qershor, 2025 4:23 pm
Izraeli: Në mbrëmje pritet rifillimi i bombardimeve nga Irani
Bota

Izraeli: Në mbrëmje pritet rifillimi i bombardimeve nga Irani

14 Qershor, 2025 4:15 pm
Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarë
Kronikë

Shpërndanin kokainë në Peruxhia, arrestohen 2 shqiptarë

14 Qershor, 2025 4:13 pm
Para
Nënat “Vip” të 2015-ës

Nënat “Vip” të 2015-ës

Ndocaj në Opinion: Hobi im? Filmat me cowboys. Në koleksion kam 10 kapele

Ndocaj në Opinion: Hobi im? Filmat me cowboys. Në koleksion kam 10 kapele

Dy shqiptarë vriten në Siri, luftonin për ISIS

Dy shqiptarë vriten në Siri, luftonin për ISIS

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën

“Irani kishte gati 15 bomba atomike”, Izraeli: Sulmuam për të mbrojtur botën
14 Qershor, 2025

Ushtria izraelite thotë se nëse Irani nuk do të ndalej do të pasuronte me uranium 15 bomba atomike. Irani është...

Lexo më shumë

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime

Mbyllja e hapësirës ajrore Iran-Izrael, anulohen 3 mijë fluturime
14 Qershor, 2025

Mbyllja e hapësirës ajrore në zonën e prekur nga përplasja midis Iranit dhe Izraelit ka prekur rreth 3 mijë fluturime,...

Lexo më shumë

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët të shkojnë

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku italianët  të shkojnë
14 Qershor, 2025

Të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë me pushime këtu, a ëndërroni edhe ju? Shqipëria, vetëm një hap larg Italisë, është...

Lexo më shumë

Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë

Rusia i dorëzon Ukrainës trupat e ushtarëve të vrarë
14 Qershor, 2025

Rusia dhe Ukraina shkëmbyen të burgosur lufte të shtunën, tha ministria ruse e mbrojtjes, dhe Rusia i dorëzoi Kievit trupat...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com