Bota

Vazhdon forma e mirë e Sadikut, shënon një gol të çuditshëm


               Publikuar në : 18:10 - 20/10/19 |
Al Do

Armando Sadiku po kalon një moment të mirë tek skuadra e tij e re e Malagas, në divizionin e dytë në Spanjë.

Malaga luajti sot në transfertë kundër Deportivo la Korunjës dhe mori një fitore shumë të rëndësishme 0-2. Sulmuesi shqiptar u bë protagonist në minutën e 87 të takimit duke shënuar golin e sigurisë për ekipin e tij. Ai shfrytëzoi një dalje të gabuar të portierit për të çuar topin në rrjetë me një goditje me kokë nga jashtë zonës.

Ky është goli i tretë i Sadikut këtë sezon në tetë ndeshje të luajtura. /Opinion.al

 

Pas