Të tjerë kandidatë, nga PD dhe LSI kanë pranuar të marrin mandatin. Ediola Braha kandidate e LSI, për qarkun e Gjirokastrës ka dorëzuar formularin e Dekriminalizimit në KQZ. Po ashtu nga kjo parti formularin e ka dorëzuar dhe Elda Hoti, e dyta në qarkun e Lezhës si dhe Edlira Hyseni, kandidate në qarkun Durrës.
Nga Partia Demokratike Ligoraq Karamelo (qarku Korçë) ka dorëzuar po ashtu formularin e Dekriminalizimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve së bashku me Majlinda Halilaj që ishte në listën e Tiranës.
Një ditë më parë, me 5 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kaloi mandatin 4 deputetëve të rinj nga listat shumëemërore të LSI-së.
Në Tiranë, Edmond Rrushi mori mandatin e dorëzuar nga Endrit Braimllari, ndërsa Ylli Shehu atë të Floida Kërpaçit. Në Qarkun e Dibrës, Aurora Mara zuri vendin e lënë bosh nga Përparim Spahiu, ndërsa në Elbasan, Enver Roshi mori mandatin pas dorëheqjes së Edmond Haxhinastos.
Pranë KQZ-së ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe kandidati në listat e Partisë Demokratike të Beratit, Lefter Maliqi, si provë e vullnetit të tij për t’u bërë pjesë e Parlamentit./ Opinion.al