Policia ka arrestuar një 37-vjeçar në Vaun e Dejës pasi duke drejtuar motorin është përlasur me një zetor, i cili për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka humbur jetën drejtuei i mjetit bujqësor.
Mësohet aksidenti ka ndodhur ditën e djeshmë në në fshatin Rranxa. Sipas policisë, i arrestuari akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.”