Disa vatra zjarresh vijojnë të jenë aktive në veri të Durrësit.
Mësohet se në fshatin Shetaj pranë Kepit të Rodonit dhe në zonën e Ishmit janë përfshirë nga flakët sipërfaqe të mëdha toke.
Disa skuadra të repartit zjarrfikës prej disa ditësh po punojnë për vënien e zjarreve nën kontroll. Problem mbeten zonat e thella pasi autobotet e kanë të pamundur të ndërhyjnë.
Ndërkohë nga pamjet e siguruara nga ABCNews, shihet se nja kamion i zjarrfikësve është djegur plotësisht. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.