Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vatrat e zjarreve/Peleshi-kryetarëve të bashkive dhe FA: Mos të flenë gjumë se…

2022/07/06 at 9:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vatrat e zjarreve/Peleshi-kryetarëve të bashkive dhe FA: Mos të flenë gjumë se…

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi  ka folur lidhur me vatrat e zjarreve në vendin tonë. Nga Erseka, ministri tha se vatra e zjarrit në Krastë të Krujës është serioze dhe se në zonë kanë shkuar 60 forca zjarrfikëse.

Peleshi theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Bashkitë e vendit nuk do të marrin pushime gjatë verës, pasi do të jenë gjatë gjithë kohës në punë për të shmangur përkeqësimin e situatës me zjarret.

Më tej, ministri shtoi se forcave zjarrfikëse u janë shtuar dy javë më parë 16 mjete të reja zjarrfikëse, por do të aktivizohet së shpejti edhe një projekt prej 30 milionë euro me financime të Gjermanisë.

“Po hyjmë në ditët e  nxehta të verës dhe ashtu siç e kemi paralajmëruar fatkeqësisht do të jetë një verë po aq e nxehtë sa vera e vitit të kaluar, në mos më e nxehtë se vitin e kaluar, po ripërsëris apelin në radhë të parë ndaj komuniteteve dhe njësive vendore pasi ato janë përgjegjëse për të ruajtur dhe administruar territorin e tyre. Ka shumë rëndësi që të sinjalizojnë në kohë, bashkitë, shërbimin zjarrfikës sepse aty ku bashkitë apo komunitetet vendore kryepleqtë e fshatrave janë më bashkëpunues nuk kemi zjarre të mëdha sepse sinjalizohen në kohë. Aty ku flenë gjumë e dini si përfundon historia, kur flakët marrin malin kërkojnë helikopter. Ju bëj apel të gjithë kryetarëve të bashkive të jenë në krye të detyrës, nuk ka pushime për ketë vit për kryetarët e bashkive, as për forcat e armatosura as për ministrinë e mbrojtjes. Treçereku i vatrave të zjarrit janë fikur me ndihmën e bashkisë, zjarrfikësve dhe forcave të armatosura. Për momentin kemi një vatër serioze në Krujë, aty kanë shkuar 60 forca. Po punohet për të prerë një perimetër të gjatë të zjarrit që është krijuar nga era. I kemi marrë të gjitha masat, forca jonë ajrore, mekanizmi europian i mbrojtjes civile, marrëdhëniet bilaterale me vendet fqinje i kemi të aktivizuara për tu gjetur në momentin e duhur.  Forcat e armatosura janë hallkat e fundit nëse dështojnë bashkitë pra të gjitha hallkat, por s’mund të jetë kështu si funksionon deri tani, nuk mund të them që s’ka përgjegjshmëri nga kryetarët e bashkive por duhet dhe organizimi i tyre. Asnjë zjarr nuk merr përmasa të mëdha nëse ndërhyhet në kohë. Kur ndodhin emergjenca dhe fatkeqësi natyrore ndonjëherë dorëzohen edhe shtetet më të mëdha. E rëndësishme është të shmangim ato që mundet. Është e vërtetë që kanë nevojë për mjete por ne kemi shpërndarë për bashkitë 10 mil dollarë këtë vit për bashkitë për emergjencat civile. Para 2 javësh janë shpërndarë 16 mjete zjarrfikëse që janë mundësuar nga TAP për te gjitha bashkitë . Një program 30 milionë euro financuar nga qeveria gjermane do të aktivizohet së shpejti. Kur je në pikun e zjarreve nuk mjaftojnë kapacitetet që kanë shtetet, mekanizmi europian funksionon për BE dhe partnerët”,-the Peleshi./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët
Bota

Rritja e çmimeve fundos turizmin në Kroaci, braktiset masivisht nga vizitorët

8 Qershor, 2025 4:30 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme
Bota

Ukraina njofton shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë javën e ardhshme

8 Qershor, 2025 4:18 pm
Ndezi zjarr për të pastruar tokën, rrezikoi banesat e fqinjëve, në kërkim 50 vjeçari
Kronikë

99 operacione dhe 625 të arrestuar, Policia bën bilancin e punës së muajit maj

8 Qershor, 2025 4:17 pm
Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar
Aktualitet

Punëtorë të huaj për boshllëqet në turizmin shqiptar

8 Qershor, 2025 4:03 pm
Para
Do të shkojë Basha dhe Alibeaj në protestë? Çfarë thotë Belind Këlliçi

Do të shkojë Basha dhe Alibeaj në protestë? Çfarë thotë Belind Këlliçi

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Aksident në Dimal, drejtuesi i mjetit humbet njërin krah

Aksident në Dimal, drejtuesi i mjetit humbet njërin krah

TE FUNDIT

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
8 Qershor, 2025

Errol Musk, babai i sipërmarrësit miliarder të teknologjisë Elon Musk, udhëtoi për në Moskë për të marrë pjesë në “Forumin...

Lexo më shumë

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
8 Qershor, 2025

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qendër të Madridit për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, dhe...

Lexo më shumë

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
8 Qershor, 2025

Aktori hollivudian Tom Cruise ka fituar një titull të ri në Librin e Rekordeve Guinness për një numër akrobacie spektakolar...

Lexo më shumë

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
8 Qershor, 2025

Shqipëria dhe Serbia barazuan 0-0 në "Arenën Kombëtare" për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Përtej historisë mes popujve dhe emocioneve të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com