Aktualitet

Vatra zjarri në disa qarqe, Meta thirrje autoriteteve: Merrni masa


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:43 - 03/08/20 |
Opi Nion

Prej disa ditësh në Shqipëri janë regjistruar disa vatra zjarri në qarqe të ndryshme të vendit. Lidhur me situatën e krijuar ne vend, ka reaguar Presidenti Ilir Meta.

Përmes një njoftimi për mediat, Meta thekson se është duke e ndjekur me shqetësim situatën, ndërsa iu bën thirrje autoriteteve qendrore dhe  vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmton rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.

Më tej, në njoftim shkruhet;  “Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.”/ Opinion.al

Pas