Prej disa ditësh në Shqipëri janë regjistruar disa vatra zjarri në qarqe të ndryshme të vendit. Lidhur me situatën e krijuar ne vend, ka reaguar Presidenti Ilir Meta.
Përmes një njoftimi për mediat, Meta thekson se është duke e ndjekur me shqetësim situatën, ndërsa iu bën thirrje autoriteteve qendrore dhe vendore për koordinimin në kohë dhe marrjen e masave të menjëhershme për të neutralizuar çdo vatër zjarri që do të dëmton rëndë pasurinë publike, kombëtare dhe atë private.
Më tej, në njoftim shkruhet; “Duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, Presidenti Meta tërheq veçanërisht vëmendjen për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.”/ Opinion.al