Një tjetër zjarr ka shpërthyer në jug-lindje të vendit, në Korçë. Mësohet se disa sipërfaqe me bimësi në Qafën e Qarrit dhe në Mokër janë përfshirë nga flakët.
Zjarrfikëset janë duke punuar për të vënë zjarrin nën kontroll por ndërhyrja në Mokër është e vështirë për shkak të terrenit malor.
Kjo situatë është përsëritur disa herë gjatë ditëve të fundit në vend, ku në disa raste zjarrvënia ka qenë dhe e qëllimshme./Opinion.al