Vatikani në 6 vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ka zgjedhur ta kujtojë shenjtoren me një monedhë të veçantë.
Selia e Shenjtë ia kushton Nënë Terezës dhe veprës së saj monedhën 2 euroshe, që do të dalë dhe që mban portretin e Nënë Terezës, e realizuar nga artistja Orietta Rossi.
Monedha 2 euroshe tregon në anën e pasme portretin e nënë Terezës duke mbajtur në krahë një fëmijë indian. Ky imazh është emblema e gjithë dashurisë, angazhimit dhe përkushtimit që Nënë Tereza ofroi për të lehtësuar vuajtjet e të varfërve.
Sot mbushen 25 vjet nga vdekja e humanistes shqiptare, fituese e Çmimit Nobel për Paqe, Shën Nënë Tereza. Ajo ndërroi jetë në 5 shtator 1997, në Kalkutë të Indisë.
6 vjet më parë, në 2016 Papa Françesku, duke lexuar formulën e shenjtë në emrin e Zotit e shpalli Nënë Terezën shenjtore duke e quajtur Shën Tereza.