Tampona dhe vaksina falas të gripit për të pastrehët, kjo është iniciativa e Vatikanit me rastin e Ditës Botërore të të Varfërve. Gjithashtu, është aktivizuar një rrjet solidariteti për të sjellë ushqime, maska dhe ndihma për mijëra familje tё varfra.
Në një njoftim të bërë nga Imzot Rino Fisichella, Presidenti i Këshillit Papnor u bë e ditur se pandemia nuk do të ndalojë solidaritetin.
“Në ambulatorin e vendosur nën shtyllat e Sheshit tё Shёn Pjetrit, nё Vatikan, të varfrit që duhet të kenë qasje në bujtinë ose ata që duan të kthehen në atdheun e tyre, kanë mundësinë ta bëjnë tamponin falas. Ambulatori për ta është i hapur nga ora 8 deri në ora 1.
“350,000 maska janë shpërndarë tashmë për të paktën 15,000 studentë, veçanërisht në periferitë e mëdha të qytetit të Romës, për të t’i lehtësuar ata nga shpenzimet e maskave,5,000 pako ushqimore për njerëzit në vështirësi u dërguan gjithashtu në famullitë romake”,- tha Fisichella .
Papa do të kremtojë meshën të dielën në Bazilikën e Shën Pjetrit. Njëqind njerëz do të jenë në gjendje të marrin pjesë në mënyrë që të respektohen rregullat anti-covid. Të gjithë të tjerët do të jenë mund ta ndjekin atë nga TV ose nga platforma të ndryshme në internet./Opinion.al