Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vatikan/ Hapen dy varre të fshehta për të zbuluar një mister 36 vjeçar

2019/07/20 at 5:02 PM
në -Kulturë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vatikan/ Hapen dy varre të fshehta për të zbuluar një mister 36 vjeçar

Vatikani ka hapur dy dhoma varrimi të zbuluara së fundmi prapa një dere të fshehtë nën dyshemenë e Kolegjit Teutonik Papnor. Arsyeja ka të bëjë me një mister që përfshin dy princesha të shekullit të 19 dhe një adoleshente që është zhdukur 36 vjet më parë.

Emanuela Orlandi u zhduk në mënyrë të mistershme në vitin 1983. Ajo ishte e bija e një punonjësi të Vatikanit dhe është parë për herë të fundit në një stacion autobusi në Romë pasi kishte mbaruar kursin e flautit. Në atë kohë Emanuela ishte vetëm 15 vjeç, dhe prej dekadash tashmë nuk dihet se ku ndodhet.

Në mars të 2019 në familjen Orlandi u dërgua nga një burim anonim një fotografi e një engjëlli mbi një varr në Varrezat Teutonike. Prapa fotografisë shkruhej “Shikoni ku tregon engjëlli”.

Menjëherë nisi puna për të hapur varret që tregoheshin në fotografi. Ato ndodhen në Varrezat Teutonike në Vatikan dhe i përkasin princeshës Sophie von Hohenlohe dhe Princeshës Charlotte Federica të Mecklenburgut, të cilët vdiqën në 1836 dhe 1840.

Pasi varret u hapën për habinë e të gjithëve aty nuk gjendeshin jo vetëm gjurmë të Emanuelës por as eshtrat e princeshave.

Këtë mëngjes, në operacionin e hapjes së dhomave të fshehta të varreve u gjendën disa kocka. Ato u analizuan nga Profesor Giovanni Arcudi, specialist i mjekësisë ligjore i caktuar nga Selia e Shenjtë, në praninë e një eksperti të caktuar nga familja Orlandi.

Ai tha se “nuk është e mundur, për momentin, të parashikohet se sa kohë do të duhet për analizën morfologjike të eshtrave”.

Aktorja dhe stilistja Ira von Fuerstenberg, një i afërm i largët i Von Hohenlohe, u tha mediave italiane se zhdukja e skeleteve të princeshave ishte “një situatë e pabesueshme … e çmendur”.

Sipas disa teorive të shpërndara gjerësisht në mediat italiane, adoleshentja u rrëmbye nga mafia për të ushtruar presion mbi Vatikanin për të rimarrë një hua.

Një tjetër pretendim i përsëritur shpesh në shtyp ishte se ajo u mor për të detyruar lirimin nga burgu i Mehmet Ali Agcës, turk që u përpoq ta vriste Papa Gjon Pali II në vitin 1981.

Pesë vjet më parë, ekspertët që zhvarrosën varrin e një bosi të krimit në një kishë në Vatikan zbuluan rreth 400 kuti kockash.

Enrico De Pedis, kreu i bandës Magliana, u dyshua për përfshirje në rrëmbimin e Emanuelës dhe disa spekuluan se i riu mund të ishte varrosur së bashku me të – por testet e ADN-së nuk arritën të gjejnë një përputhje. /Opinion.al

Etiketa: emanuela orlandivarrezat teutonikevatikan

Ju sugjerojmë

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
Bota

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

12 Shtator, 2025 10:53 pm
Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
Bota

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

12 Shtator, 2025 10:12 pm
Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
Bota

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

12 Shtator, 2025 9:30 pm
Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
Bota

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

12 Shtator, 2025 8:51 pm
Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar
Bota

Lëkundet pozita e Trump në negociata, Kremlini: Bisedimet me Kievin janë pezulluar

12 Shtator, 2025 7:58 pm
Doli nga “rreshti”  gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut
Kryesore

Doli nga “rreshti” gjatë votimit për Peleshin, Berisha reagon për veprimin e Shehut

12 Shtator, 2025 7:17 pm
Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë
Kryesore

Niko Peleshi, kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë

12 Shtator, 2025 6:55 pm
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit
Politikë

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, Rama pikturon mbi librin e Etikës së Deputetit

12 Shtator, 2025 6:19 pm
Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta
Kryesore

Votimi për kryetarin e Kuvendit, PD mbush kutinë me pankarta

12 Shtator, 2025 5:48 pm
Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit
Politikë

Tom Doshi heq dorë nga mandati i deputetit

12 Shtator, 2025 5:20 pm
Para
LSI kundër eurodeputetëve: Shikim i turbullt nga paratë e pista

Vasili ironizon: Po Edita Tahirin kur do ta thërrasin?

Arratisen dy shqiptarë nga burgu i Kasandrës në Greqi

U arratisën nga burgu në Greqi, shqiptarët kapen në plantacion kanabisi

Shpërthejnë protestat në Moskë për zgjedhje të lira dhe të ndershme

Shpërthejnë protestat në Moskë për zgjedhje të lira dhe të ndershme

TE FUNDIT

Gafa e Trump: Ndalova luftën në Shqipëri

Projektligji i taksave, Trump: Askush nuk shkon me pushime pa u miratuar
12 Shtator, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump përsëriti sërish të njëjtin lapsus teksa përmendte luftërat që ai pretendon...

Lexo më shumë

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon

Krijimi i shtetit palestinez/ OKB voton rezolutën, Shqipëria abstenon
12 Shtator, 2025

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi me një shumicë dërrmuese miratimin e një deklaratë e cila i hap...

Lexo më shumë

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës

Babai tentoi të mbyste djalin e tij të mitur, qeni hero i shpëton jetën fëmijës
12 Shtator, 2025

Karabinierët arrestuan një burrë 50-vjeçar në San Lazzaro di Savena, Bologna, me akuzën e tentativës së vrasjes së rëndë dhe...

Lexo më shumë

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin

Izraeli: Deklarata e OKB-së për shtet palestinez është e turpshme, inkurajon Hamasin
12 Shtator, 2025

Izraeli hodhi poshtë sot “Deklaratën e Nju Jorkut” për një shtet palestinez, e miratuar me shumicë dërrmuese nga Asambleja e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com