Një vatër zjarri është regjistruar ditën e sotme në Malin e Bukanikut në Elbasan. Zjarri i ndihmuar dhe nga era është përhapur me shpejtësi, duke djegur një sipërfaqe të madhe pyjore.
Terreni i thyer malor e bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve kështu e vetmja mundësi mbetet fikja me krahë ose ndërhyrja nga ajri.
Mësohet se drejt vatrës janë nisur punonjës të shërbimit pyjor, punonjës policie dhe zjarrfikës. Zona e përfshirë nga zjarri është e pasur me drurë dhe shkurre.