Një vatër e re zjarri është aktivizuar pasditen e sotme në zonën e Kakodhiqit, Finiq.
Sipas autoriteteve, kjo zonë është shumë e vështirë për tu aksesuar nga mjetet zjarrfikëse pasi ka mungesë të infrastrukturës.
Prandaj punonjësit e shërbimit zjarrfikës nga Finiqi, Delvina dhe Saranda janë duke operuar me mjete rrethanore, si pompa uji të mbajtura në krahë për të shuar flakët.
Kujtojmë se zjarri në Delvinë, ku janë djegur shumë drurë pyjorë, është vënë nën kontroll.