Aktualitet

Vatër e re infeksioni, konfirmohen dy të prekur te burgu ‘302’


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:52 - 28/04/20 |
Al Do

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se dy të paraburgosur në Burgun 302 në Tiranë janë infektuar nga koronavirusi. Ajo deklaron se tashmë ata janë tranferuar nga ky institucion.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 2 të infektuar të tjerë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Bëhet fjalë për dy persona që ndodheshin në paraburgimin e Burgut ‘302’. Drejtoresha e ISHP, Albana Fico e pyetur nga gazetarët ka konfirmuar 2 rastet e reja dhe tha se ata janë transferuar.

Megjithëse ajo nuk dha detaje se ku është bërë transferimi, mendohet se ata janë transportuar në godinën e regjimit 41 bis në burgun ‘’313’’ ku ndodhen edhe të dënuarit e tjerë të cilët janë konfirmuar të infektuar. /Opinion.al

Pas