-U tha në Opinion

Vasili tregon si u rrëzua 5 qershori në Kuvend: Është një mashtrim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:26 - 05/10/20 |
Opi Nion

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili tha gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion” se votimi i sotëm në parlament ka prekur marrëveshjen e 5 qershorit. Vasili listoi tre nene të lidhura kryesisht me koalicionet, të cilat sipas rrëzohen me votimin e sotëm në kuvend, edhe pse ishin dakordësuar në 5 qershor.

“Neni 19 që ndryshonte dhe neni 67 i kodit ekzistues u riformuluan nga e para: Për partitë që janë pjesë e një koalicioni numri i kandidatëve nuk mund të jetë më i lartë se numri i mandateve. Nenet themelore që kanë të bëjnë me çështjen e ndarjes së mandateve. U ndryshuan më 5 qershor dhe u votuan në 23 Korrik.

Vijmë tek neni 36. Edhe këtu është shtuar: Që në rast se shterohet lista e kandidatëve të një partie politike që është anëtare e një koaliacioni, mandati transferohet tek partia me rezultatin më të lartë të një koalicioni të tillë. Zemra e sistemit është momenti i shpërndarjes së mandateve. Këto momente kyç që 5 Qershori i miratoi dhe i kishte, ky votim i hodhi poshtë. Pra pretendimi që 5 qershori nuk është dhunuar është një mashtrim dhe kushdo që i bën shërbim, qoftë edhe ndërkombëtarët bën një gabim shumë të rëndë. Uroj që ta bëjnë pa qëllim”, tha Vasili./Opinion.al

Pas