Kryesore

Vasili-Ramës: Pse nuk nxjerr video 3D apo 4K për dhunën në Jalë?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:09 - 19/09/18 |
b.f

Kreu i grupit të LSI, Petrit Vasili ka ironizuar Kryeministrin Rama përmes një statusi në facebook. Shkak u bë një video propagandistike e Ramës për rrugën Pogradec – Qafë Pllocë.

“Kalojmë nga 3D në realitet”, shkruan Rama duke percjelle pamjet të rrugës sa asfaltuar që përshkon qytetin e Pogradecit nga hyrja në dalje, e deri në krye të Qafës së Plloçës. “U investua drejtpërdrejt nga qeveria pas më shumë se 20 vitesh situate tejet problematike”, shkruan Kryeministri me tej.

Ndërsa në replikë me të, Petrit Vasili shkruan me ironi: “Ky kryeministër, të gjithë matufllekun propagandistik e ka përqendruar te ca video idiote rrugësh me dy kalime, të ngushta si mendja e tij sklerotike. Le ta jape edhe dhunen ne Jal kunder njerezve te thjeshte ne video me HD, me 3D apo me 4K.O sklerotik, ke gjekundi ndonje meter autostrade? Apo, meqenese jane te gjera dhe me kater korsi, autostradat nuk t’i merr formati i fishkur i videos?”

Kujtojmë se 1 ditë më parë IKMT ndërhyri në Jalë, duke shembur 9 objekte. Gjate aksionit, policia arrestoi banorët që protestuan.

Pas