Aktualitet

Vasili nxjerr videon ku Rama dekoron Ambasadorët: S’rron dot pa gënjyer


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:46 - 10/10/20 |
Opi Nion

Pasi Kryeministri Rama mbajti qëndrim ndaj faktit që presidenti i vendit po dekoron heronjtë dhe dëshmorët e atdheut, ka reaguar nëkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Vasili ka publikuar një video ku shihet Rama që dekoron disa Ambasadorë të Shqipërisë  në vitin 2018, ndërsa shkruan:

“Ky karagjoz mbajti 10 orë fjalim se pse Presidenti dekoroi Vojo Kushin etj burra dhe gra, qe i kane bërë nder ketij vendi me vepren e tyre. Shikojeni kete karagjozin, qe u jepte medalje Ambasadoreve per Hapjen imagjinare te Negociatave, qe nuk ka ndodhur edhe sot e kesaj dite. Hajde merre seriozisht kete karagjoz, qe s’rron dot pa genjyer”.

Kujtojmë se gjatë këtyre ditëve raportet mes Presidentit dhe Kryeministrit kanë shënuar retorika të ashpra, pjesë e të cilave është bërë edhe LSI./Opinion.al

Pas