Aktualitet

Vasili: Në vendim s’gjendet Emaar Group, Porti i Durrësit do t’u jepet kompanive offshore



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:58 - 09/11/22 |
el ida

Teksa sot është miratuar në Kuvend me 62 vota pro kërkesa e qeverisë për të kaluar me procedurë të përshpejtuar një projektligj për Portin e Durrësit,  Partia e Lirisë ka akuzuar kryeministrin se kontrata është bërë me kompani offshore dhe jo me “Emmar Group”.

Në një deklaratë për mediat, Petrit Vasili tha se në vendim nuk gjendet gjëkundi emri i Emaar Group, ndërsa shtoi se shfaqen kompani, të cilat janë në parajsa fiskale.

“I kapur keq, për shkak të paradhënieve të majme që marrin, për të grabitur këtë aset, nën urdhër  të parave përkatëse për të cilat paguhen, na foli sot për grupin e madh që ka ndërtuar Dubain.  E tha shumë herë, sepse ky është i pacipë, sepse po sot, po në të njëjtin vendim nuk gjendet gjëkundi Emaar Group. Përkundrazi, shfaqen kompani, të cilat janë në parajsa fiskale”, tha Vasili në konferencë për mediat.

Miratimi i procedurës të përshpejtuar të një projektligji të Portit të Durrësit solli debate mes mazhorancës dhe opozitës, me demokratët që akuzuan qeverinë se pas këtij vendimi fshihet një aferë e madhe korruptive.

Pas