Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vasili: Hetim të plotë për përgjimin e Tahirit

2016/06/03 at 9:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Vasili: Hetim të plotë për përgjimin e Tahirit

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili e ka cilësuar një ngjarje të rëndë denoncimin e bërë nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, lidhur me përgjimin në zyrën e tij. Në një deklaratë për mediat, ku ka prezantuar dy nënkryetarët e rinj të LSI-së, Endrit Brahimllari dhe Kejdi Mehmetaj, Vasili ka folur edhe për këtë çështje.


Deputeti i LSI i ka bërë thirrje prokurorisë që të bëjë hetim të plotë për këtë çështje, për të nxjerrë para përgjegjësisë autorët e përgjimit, “pavarësisht përkatësisë politike”.
“Sigurisht janë dy pyetje brenda pyetjes suaj. Përsa i takon çështjes së përgjimit të Ministrit të Brendshëm, denoncim i njohur nga media lidhur me këtë çështje, sigurisht është një problem shumë serioz dhe i rëndë, që kërkon në mënyrë të padiskutueshme një hetim shumë të plotë, shumë të thelluar dhe me përgjegjësi shumë të lartë nga ana e Prokurorisë shqiptare. Një hetim që për mënyrën se si është ai ishte ekspozuar, besoj se do të ishte e dobishme, në qoftë se prokuroria shqiptare do ta gjykonte edhe mobilimin e ekspertizës ndërkombëtare lidhur me këtë çështje. Bërja transparencë e plotë, e zbardhjes së kësaj çështjeje dhe zbardhja e përgjegjësive pa hezitim për këdo, do të ishte përgjigja e vetmja dhe më e mirë për problemin. Duhet të jetë një hetim i cili do të zbulojë dhe do të zbardhë përgjegjësitë e gjithsecilit në një çështje të tillë kaq serioze, pa dalluar askënd, qoftë ky ministër, zv.ministër, specialist i thjeshtë apo punonjës shërbimi pavarësisht nga përkatësia politike që mund të ketë qoftë ky person politik apo person teknik dhe qëndrimi i prerë dhe mbajtja e përgjegjësive të plota për këdo që është i përfshirë në këtë çështje, është qëndrimi i vetëm dhe qëndrimi për të cilin ka nevojë publiku i gjerë”, tha deputeti Vasili.

Nga ana tjetër Vasili ftoi Prokurorinë e Përgjithshme që t’i shkojë deri në fund çështjes së përgjimeve. Sipas kreut të Grupit të LSI-së, me hetimin e kësaj çështje duhet të ndahemi nga paligjshmëria.

“Përsa i takon pyetjes tjetër tuaj në lidhje me çështje e përgjegjësive në përgjithësi, ka pasur një hetim tjetër të nisur kohë më parë, të konfirmuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Besoj se ky hetim ka një rëndësi të jashtëzakonshme edhe politike, edhe shoqërore për një arsye shumë të thjeshtë dhe të qartë për të gjithë shqiptarët, pasi është i detyruar që të kryhet edhe këtu një hetim shumë i plotë, shumë i përgjegjshëm duke kërkuar dhe gjithë bashkëpunimin edhe të partnerëve ndërkombëtarë, por edhe të homologëve përtej kufijve të Shqipërisë për ta zbardhur çështjen e përgjigjeve për të cilën flitet. Duke ecur përpara për një hetim pa asnjë pengesë, pasi është momenti që nëpërmjet transparencës maksimale të ndahemi një herë e përgjithmonë nga paligjshmëria”, tha Vasili.

Po ashtu, ai bëri të ditur se: “Sepse në rast se do të konstatohej, Prokuroria duhet të godasë një qëndrim të një paligjshmërie që i jep pastaj shoqërisë dhe shtetit një fytyrë të një shteti mafioz. Dhe verifikimi saj dhe zbardhja do të ishte në të mirë të të gjithë shqiptarëve. Edhe të politikës shqiptare, por në radhë të parë të gjithë shqiptarëve për të lënë të kuptohej që çdo veprimtari e paligjshme në qoftë se ndodh në shtetin shqiptar dhe aq më keq për një problematikë kaq të rëndësishme siç është çështja e përgjimeve, për të cilën ndërkombëtarisht ka qëndrime shumë të prera, të rrepta kudo ku ato verifikohen. Nxjerrja e

përgjegjësve dhe e përgjegjësive do të ishte e vetmja përgjigje e cila nuk do të kishte më nevojë për komente të tjera e cila do t’i bënte shqiptarët të ishin shumë më të qetë në vendin e tyre. Do të ishin të qetë dhe të qartë që raporti i tyre është me ligjin dhe paligjshmëritë goditen pa asnjë hezitim dhe shteti shqiptar, që nga Presidenti i Republikës e deri te qytetari i thjeshtë janë një dhe të barabartë përpara ligjit.

Besoj se këtij misioni prokuroria shqiptare duhet t’i shkojë deri në fund dhe ne e inkurajojmë ta bëjë këtë gjë, duke mobilizuar gjithçka që duhet, pasi dhënia e përgjigjes një çështje të tillë besoj se është diçka që të gjithë e presin për të qenë më të qartë për të sotmen e tyre dhe për të nesërmen e tyre”.

Deputeti i LSI foli edhe lidhur me takimin Rama-Basha, duke theksuar se është me rëndësi në këtë moment ku ndodhet reforma në drejtësi.

“Lidhur me takimin tashmë të bërë publik sigurisht në rrugë mediatike midis kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mendimi dhe opinioni ynë është që në momentin e veçantë, delikat, final ku ka hyrë reforma në drejtësi, e cila besojmë dhe mendoj që kështu duhet të jetë, duhet të jetë kryetema e diskutimit që këta dy drejtues politik do të kenë. Sigurisht ky moment kërkon që të bëhen të gjitha përpjekjet e duhura dhe besoj që ky duhet të jetë një përpjekje tjetër dhe ne sigurisht e mirëpresim çdo sipërmarrje të këtij lloji apo çdo lloji tjetër të karakterit politik, që na çon drejtë miratimit sa më parë të kësaj reforme. Në momentin në të cilin ndodhet është goxha e vonuar dhe çdo rezultat i cili do të na çonte në një votim sa më të shpejtë të saj do të ishte i mirëpritur. Sigurisht pa cenuar në asnjë rast frymën e Komisionit të Venecias lidhur me këtë çështje, pa cenuar në asnjë rast reflektimet shumë të rëndësishme të OPDAT-it dhe EURALIUS, që kanë monitoruar dhe monitorojnë procesin në mënyrë të vazhdueshme, konstruktive dhe profesionale. Dhe natyrshëm takime të tilla të cilët ecin në këtë frymë për të miratuar një reformë që ka këtë frymë sigurisht janë të mirëpritura dhe ky është opinioni ynë për këtë çështje”, tha Vasili.

Duke u ndalur tek kërkesa e partive të vogla për sistemin zgjedhor, Vasili tha se tashmë është momenti i duhur për t’i shqytuar.

“Lidhur kërkesën e partive të tjera parlamentare dhe jo-parlamentare, unë nuk kam zakon dhe nuk do ta bëj që të flas për partitë të mëdha apo të vogla, çdo parti politike është një përfaqësuese për elektoratin që ajo përfaqëson në skemën politike shqiptare. Jam njohur me këto kërkesa, pasi këto u bënë të ditura në një takim që një përfaqësi e këtyre partive pati me Kryetarin e Kuvendit, z. Ilir Meta dhe sigurisht pas prononcimit publik të tyre, besoj që këto kërkesa të gjitha synojnë drejt rritjes së transparencës të procesit zgjedhor. Një pjesë e kërkesave të paraqitura apo sugjerimeve të propozuara janë në frymën edhe të sugjerimeve, propozimeve e rekomandimeve që OSBE/ODIHR kanë dhënë dhe sigurisht si të tilla meritojnë që të konsiderohen dhe të vlerësohen me seriozitet. Duke qenë edhe anëtar i Komisionit për Reformën Zgjedhore si përfaqësues i LSI-së, do të kërkoj që sa më parë, Komisioni i posaçëm i ngritur për këtë çështje t’i merrte në shqyrtim dhe të vlerësonte këto kërkesa dhe sigurisht qëndrimin ndaj tyre pasi jemi në momentin e duhur për t’i shqyrtuar të gjithë këto çështje”, tha ai.

 



Ju sugjerojmë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
-U tha në Opinion

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

21 Tetor, 2025 10:44 pm
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
-U tha në Opinion

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

21 Tetor, 2025 10:22 pm
SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
Bota

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

21 Tetor, 2025 10:06 pm
Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
Rajoni

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

21 Tetor, 2025 9:48 pm
“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian
Bota

“Nuk më pëlqen”, Trump përplaset me ambasadorin australian

21 Tetor, 2025 8:54 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

“Do e arrestojmë Netanyahun”, Izraeli kritikon kryeministrin e Kanadasë

21 Tetor, 2025 7:56 pm
“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin
Politikë

“Nuk e kam takuar ndonjëherë”, Rama: Nuk na merr malli për Putinin

21 Tetor, 2025 7:21 pm
Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme
Aktualitet

Rama nga Londra: Të luash me migracionin në mënyrën si po luhet, është e rrezikshme

21 Tetor, 2025 6:53 pm
Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet
Rajoni

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

21 Tetor, 2025 5:34 pm
Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?
Bota

Patenta e re në BE, çfarë do të ndryshojë?

21 Tetor, 2025 5:11 pm
Para
Soni Malaj flet për të dashurin e ri…

Soni Malaj flet për të dashurin e ri...

Debati i Kryesisë së PD: S’mund të na përfaqësojnë humbësit në zgjedhje

Video/ Sulmohet nga një grua sekretari për Aksionin Qytetar në PD

Vajza e Dokles: PS e Dibrës të kandidojë Teftën, si Hillari Klinton

Tallet vajza e Dokles: “Elvis Roshit nuk i punon …..”

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë

Ish-krerët e UÇK në Hagë, Berhami: Prokuroria ka përdorur dëshmitarë të rremë
21 Tetor, 2025

Deputeti i PDK, Artan Berhami thotë se dokumentet kundër ish-krerëve të UÇK që po gjykohen në Hagë janë marrë nga...

Lexo më shumë

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia

Gjykimi i ish-krerëve të UÇK, Berhami: Janë përdorur të dhënat e marra nga Serbia
21 Tetor, 2025

Të premten shqiptarët nga të gjitha trevat u mblodhën në Tiranë dhe protestuan kundër gjykimit të ish-krerëve të UÇK në...

Lexo më shumë

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin

SHBA: Asnjë plan për një takim të menjëhershëm mes Trump dhe Putin
21 Tetor, 2025

Nuk ka plane për një takim “në të ardhmen e afërt” midis presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe...

Lexo më shumë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë

Vaksina kundër kancerit e prodhuar në Rusi, Serbia gati ta testojë për herë të parë
21 Tetor, 2025

Serbia ka njoftuar se do të jetë vendi i parë në botë që do të testojë një vaksinë të re eksperimentale...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com