Kryesore

“Varrezat me të rinj”,Basha:Qeveria s’merr masa anti-Covid,mendon të mbush xhepat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:25 - 20/12/21 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në Kuvend, ka hedhur akuza mbi qeverinë lidhur me masat anti-Covid.

Basha u shpreh se në Shqipëri po mbushen varrezat me njerëz që po humbasin jetën nga virusi, pasi qeveria nuk merr masa dhe nuk mendon se si të luftojë Covid-in.

Sipas Bashës, vetëm në Shqipëri Covid-i nuk ekziston sepse qeveria mendon se si të mbushi xhepat.

Anë e mbanë vendin varrezat po mbushen me të afërm, baballarë, me nëna, gjyshe, me të rinj nën 40 vjeç, viktima të Covid, që është një e keqe globale, por qeveritë e përgjegjshme kanë marrë masat deri në karantinim, për të mbrojtur jetën e njerëzve. Vetëm në Shqipëri, Covid nuk ekziston. Nuk ekziston për një arsye të vetme, pasi kjo do të thotë të ndalësh vjedhjen dhe mbushjen e xhepave të qeveritarëve. Por është më e lehtë të mbushësh parcelat e varrezave dhe pak më e kushtueshme që të shpronësosh për të groposur qytetarët e tu. Por këtu nuk ka qeverisje, këtu nuk ka sundim të ligjit por të një kaste”-tha Basha./Opinion.al

Pas