Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Varrezat greke në Shqipëri, ja vendimi që u mor sot në Athinë

2017/12/21 at 10:17 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Varrezat greke në Shqipëri, ja vendimi që u mor sot në Athinë

Një javë pasi qeveria shqiptare me anë të një VKM-je vendosi për ndërtimin e varrezave greke në Shqipëri, është mbledhur në Athinë Komiteti i Përbashkët i Ekspertëve Shqiptarë dhe Grekë.

Mediat greke raportojnë se takimi për varrezat e të rënëve grekë në Luftën e Dytë Botërore është zhvilluar në klimë shumë pozitive. Mësohet se palët kanë rënë dakord për rikonfigurimin e varrezave në Bularat dhe Këlcyrë. Ceremonitë do të zhvillohen në 28 Tetor 2018 me protokoll shtetëror.

Grekët duken entuziast, por shqiptarët nuk e kanë mirëpritur këtë vendim. Të shumtë janë qytetarët që kanë reaguar në rrjetet sociale, duke kritikuar Kryeministrin Rama.

Më poshtë vendimi i qeverisë i datës 13 Dhjetor

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 5, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave


1. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të ndjekin procesin e shpronësimit të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, të përcaktuar sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010, në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar.

2. Ministria e Mbrojtjes, në bashkërendim me Ministrinë e Brendshme, të ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore për marrjen në administrim të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve, sipas ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”.

3. Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me bashkitë të cilat do të jenë pjesë e procesit të kërkimit, identifikimit, zhvarrimit dhe varrimit të eshtrave, të sigurojë të gjitha lejet për procesin, të përgatitë të gjithë dokumentacionin shoqërues, si dhe të marrë të gjitha masat për të bërë të mundur fillimin dhe vazhdimin e procesit në zbatim të marrëveshjes.

4. Prefekti i qarkut ku do të zhvillohen punimet e kërkimit, identifikimit, zhvarrimit dhe varrimit të eshtrave, në bashkëpunim me bashkitë përkatëse, të ofrojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për zbatimin e procesit të kërkimit, identifikimit, zhvarrim-varrimit në territoret e tyre.

5. Me urdhër të Kryeministrit, në zbatim të neneve 2, pika 5, dhe 4, shkronja “a”, të marrëveshjes, të përcaktohen ekspertët e palës shqiptare në Komitetin e Përbashkët të Ekspertëve Shqiptarë dhe Grekë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave, si dhe ekspertët në terren të palës shqiptare.

6. Ministritë dhe institucionet e tjera shtetërore, të përfaqësuara me ekspertë në Komitetin e Përbashkët në terren të përballojnë shpenzimet për realizimin e detyrave nga këto ekspertë, sipas legjislacionit në fuqi.

7. Ministria e Mbrojtjes, në zbatim të pikës 8, të nenit 1, të marrëveshjes, të organizojë, në bashkëpunim me palën greke, ceremonitë zyrtare në përkujtim të të rënëve në luftë, çdo vit, në datën 28 tetor.

8. Ministria e Financave dhe Ekonomisë të marrë masat e nevojshme për zbatimin e të gjitha procedurave të zhdoganimit dhe të përjashtimit nga detyrimet doganore sipas ligjit nr.10256, datë 25.3.2010.

9. Vendimi nr.496, datë 29.6.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010”, shfuqizohet.

10. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe prefektët e qarqeve ku do të zhvillohen punimet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Etiketa: athinendertimshqiperitakimvarreza greke


Ju sugjerojmë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë
Aktualitet

Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë

20 Nëntor, 2025 7:19 pm
Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati
Aktualitet

Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati

20 Nëntor, 2025 7:15 pm
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Politikë

GJKKO e pezulloi nga detyra, Berisha për Ballukun: Ma thanë, por nuk e besova

20 Nëntor, 2025 6:35 pm
SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…
Aktualitet

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…

20 Nëntor, 2025 6:33 pm
Pezullimi nga detyra e Ballukut, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë
Politikë

Pezullimi nga detyra e Ballukut, reagon Shehaj: Moment historik për Shqipërinë

20 Nëntor, 2025 3:23 pm
Tuneli i Llogorasë, Bardhi publikon mesazhet e Ballukut dhe Evis Berberit
Politikë

Masat e sigurimit ndaj Ballukut, Bardhi: Ditë e mirë për luftën ndaj korrupsionit

20 Nëntor, 2025 2:30 pm
PD zhvillon të hënën protestën e dytë para kryeministrisë
Politikë

PD zhvillon të hënën protestën e dytë para kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 2:18 pm
“Jan nis me t’vra”/Kërcënohet sërish me jetë presidentja Osmani.Ja mesazhi në e-mail
Kryesore

Më 28 dhjetor mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

20 Nëntor, 2025 1:56 pm
Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve
Aktualitet

Novosela nën ujë, ushtria nis largimin e ujit dhe evakuimin e banorëve

20 Nëntor, 2025 1:41 pm
Para
opinion lajm i fundit

Përjashtimi i deputetëve të opozitës, debat i ashpër në Byro. Ruçi nxjerr jashtë median

PROTESTA/ Basha publikon fotot e përplasjes me policinë dhe gardën: Ky vend ka burra e gra që ngrihen në këmbë kur shkelet Kushtetuta

Policia i arrestoi, gjykata vendos lirimin e protestuesve të opozitës

Video/ Lu- Marku, shtrengim të gjatë duarsh përpara kamerave

Video/ Lu- Marku, shtrengim të gjatë duarsh përpara kamerave
















TE FUNDIT

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
20 Nëntor, 2025

Sulmet ajrore izraelite që ndodhën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, në orët e para të së enjtes, kanë...

Lexo më shumë

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
20 Nëntor, 2025

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një projektplan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i  dhënë fund luftës me...

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
20 Nëntor, 2025

Kanë kaluar mbi 12 vjet nga aksidenti i rëndë me ski që i ndryshoi jetën legjendës së Formula 1, Michael...

Lexo më shumë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
20 Nëntor, 2025

Pas rreth shtatë orësh bisedime me Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama sapo është larguar nga ambientet e kryeministrisë. Ndërsa zv.kryeministrja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com