Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Varka u mbyt pranë brigjeve italiane/ 62 viktima, 12 prej tyre fëmijë

2023/02/28 at 11:42 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Varka u mbyt pranë brigjeve italiane/ 62 viktima, 12 prej tyre fëmijë

Autoritetet italiane kanë konfirmuar deri më tani se 62 persona kanë humbur jetë, 12 prej të cilëve fëmijë, pasi anija prej druri u mbyt në det pranë Kalabrisë.


Sipas të dhënave, varka ishte larguar nga porti turk i Izmirit katër ditë më parë, me njerëz nga Afganistani, Iraku, Irani dhe Pakistani, të cilët ishin vetëm disa metra larg bregut kur ndodhi tragjedia.

Të shtunën mbrëma anija u pa rreth 74 km larg brigjeve italiane nga një aeroplan i Frontex, por varkat patrulluese të dërguara për këtë anije u kthyen në port për shkak të motit të keq. Policia tha se më pas mobilizoi një skuadër për të kontrolluar vijën bregdetare.

Ishte rreth orës 5.30 të mëngjesit të së dielës kur Vincenzo Luciano nxitoi në plazh në Steccato di Cutro pasi mori një telefonatë nga një peshkatar tjetër i cili i tha se kishte parë një varkë te mbytur ne det.

“Ishte ende errësirë, por kur mbërrita, pashë shumë trupa në plazh, ato të fëmijëve gjithashtu“, tha Luciano.

“Duke përdorur dritën e telefonit tim u përpoqa të gjeja të tjerë në det. Asgjë e tillë nuk ka ndodhur më parë në këtë pjesë të bregdetit dhe shpresoj të jetë një kujtim që mund ta harroj shpejt.”

Mbetjet e anijes 20 metra të gjatë u shpërndanë përgjatë bregdetit të hënën, si dhe sendet e pasagjerëve të saj, duke përfshirë këpucë dhe çanta shpine.

Antonella, e cila po shëtiste përgjatë plazhit me shoqen e saj Maria, tha: “Jemi të gjithë në shok. Plazhi është si një varrezë. Shikoni detin, është i bukur, por mashtrues.”

Tetëdhjetë persona mbijetuan, nga të cilët 20 janë shtruar në spital, një në terapi intensive.

Dy persona, mes tyre një shtetas turk, janë arrestuar nën dyshimin për kontrabandë me njerëz. Ndërkohë që ende mbetet e paqartë se sa  persona kishte në varkë.

Kjo është anija më vdekjeprurëse e emigrantëve që ka ndodhur kaq afër bregut në Itali që kur 368 njerëz humbën jetën pasi anija në të cilën ndodheshin u fundos në ishullin Lampedusa në Tetor 2013.

Mbytja e anijes ka rindezur gjithashtu debatin mbi emigracionin në Evropë dhe Itali.

Etiketa: anijaemigranteitali


Ju sugjerojmë

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
Kryesore

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

5 Tetor, 2025 10:59 am
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

5 Tetor, 2025 9:06 am
Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:03 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 5 tetor 2025

5 Tetor, 2025 9:00 am
Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

4 Tetor, 2025 8:03 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

4 Tetor, 2025 6:18 pm
Para
“Putin vuan nga Parkinsoni dhe kanceri”

Kremlini: Herët për të deklaruar nëse Putin do të garojë sërish për president

Çmimet SAG, yjet në tapetin e kuq

Çmimet SAG, yjet në tapetin e kuq

“Ku shkon se më vrave vëllain”, babai tregon fjalët e fundit të djalit para vrasjes

“Ku shkon se më vrave vëllain”, babai tregon fjalët e fundit të djalit para vrasjes
















TE FUNDIT

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin

Surpriza e kandidimit, Manastirliu: Patëm bisede të gjatë me bashkëshortin
5 Tetor, 2025

Ndërsa tashmë është përcaktuar 9 Nëntori si data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale të pjesshme, Kryeministri Rama ka nisur këtë...

Lexo më shumë

Vetëplagoset me armë zjarri 30-vjeçari në Shkodër

Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
5 Tetor, 2025

Rreth orës 07:30, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi A. L., 30 vjeç, i cili dyshohet...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 5 tetor 2025

Ulen lehtë temperaturat, reshje shiu në disa zona/ Moti sot, 4 gusht 2025
5 Tetor, 2025

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime...

Lexo më shumë

Horoskopi, 5 tetor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
5 Tetor, 2025

Dashi – Do kuptoheni më së miri sot me atë që keni në krah dhe nuk pritet të ndodhin mosmarrëveshje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com