Ministria e Mbrojtjes ka informuar mëngjesin e sotëm gjetjen e Peter Kaser, zvicerianit që u deklarua i humbur bashkë me bashkëshorten në ujërat tona në afërsi të Borshit.
Referuar njoftimit, ai është shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Korfuzit. Ndërsa vijojnë kërkimet për Vera Kaser.
Mësohet se anijet e forcës detare dhe një helikopter i forcës ajrore po marrin pjesë në operacionin e kërkim shpëtimit.
Çifti zvicerian kishte lundruar pasditen e djeshme me një varkë të vogël në ujrat tona në afërsi të Borshit, ku dhe u deklaruan të humbur./Opinion.al/