Belgjika ka zbuluar rastin e parë të variantit të ri Covid-19 , i cili u shfaq për herë të parë në Afrikën e Jugut, tha të premten një virolog.
MarcVan Ranst, laboratori i të cilit punon ngushtë me organin e shëndetit publik të Belgjikës, tha në Tëitter se varianti u identifikua në një udhëtar që kthehej në Belgjikë nga Egjipti më 11 nëntor.
Raportohet se pacientja nuk ka qenë e vaksinuar dhe ka shfaqur simptoma të lehta të ngjashme me gripin.
Ajo nuk raportoi asnjë lidhje me Afrikën e Jugut ose vende të tjera në Afrikën jugore dhe kuptohet që asnjë nga anëtarët e familjes së saj nuk ka zhvilluar simptoma.
Pacientja u tha mjekëve se kishte një ngarkesë të lartë virale në momentin e diagnostikimit nga studiuesit në universitetet, KU Leuven dhe UZ Leuven.
Qeveria belge morri kufizime të reja të premten duke përfshirë mbylljen e hershme të bareve dhe mbylljen e plotë të klubeve të natës për tre javë për të reduktuar kontaktet sociale dhe për të frenuar një valë të katërt të Covid.