Aktualitet

Varianti i ri i COVID-19/ Bardh Spahia: Shqipëria krejt e papërgatitur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:08 - 21/12/20 |
Doriana Çepunaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas lajmeve se një mutacion i ri i koronavirusit është shfaqur në Britaninë e Madhe.

Ish-deputeti thotë se shqiptarët janë të pambrojtur nga variantet e reja COVID-19. Ai thekson se vendet evropiane edhe ato fqinje po marrin masa të forta, kurse Shqipëria gjendet krejtësisht e papërgatitur dhe pa asnjë plan.

Sipas ish-deputetit Spahia, në këtë drejtim Shqipërisë i duhet të marrë masa të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse, pikësëpari duke hartuar një strategji dhe plan veprimi, si dhe masa serioze për të evituar infektimin me format e reja të COVID-19.

 Postimi i plotë:

Shqiptaret te pambrojtur nga variantet e reja te Covid-19!

Rritja e orarit kufizues është vetëm një nga elementët e kontrollit ndaj Covid-19, pjesë e detyrimit dhe sakrificës qytetare për të shmangur infektimin.

Por cka bie në sy si zakonisht është mungesa e masave parandaluese, mbrojtëse për kontrollin e prekjes së vendit tonë nga varianti i ri i koronavirusit.

Të gjitha vendet europiane dhe jo vetëm, përfshi edhe fqinjët tanë kane marre masa te forta, si dhe kanë shtuar kontrollet në pikat kufitare. Në këtë situatë Shqipëria gjendet krejtësisht e papërgatitur dhe pa asnjë plan. Akoma sot autoritetet shqiptare nuk kanë ndërmarrë asnjë hap edhe pse nga vendet e prekura ku ende udhëtohet po mbërrijnë emigrantët shqiptarë që do kalojnë festat pranë familjeve.

Kufizimi i orarit të lëvizjes është një sakrificë e madhe për qytetarët e bizneset shqiptare e cila do shkojë kot nëse nuk integrohet me masat e shumta që duhet të ndërmarrin institucionet përgjegjëse qeveritare! Duhen marrë masa të menjëhershme dhe gjithëpërfshirëse, pikësëpari duke hartuar një strategji dhe plan veprimi serioz për të evituar infektimin me format e reja të Covid-19. Dështimi i qeverisë dhe autoriteteve shtetërore në këtë drejtim kushton jetë!/ Opinion.al

Pas