Varianti i ri COVID-19 i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar vijon të përhapet me shpejtësi në disa shtete të botës.
Raste të këti varianti janë regjistruar edhe në Japoni. Edhe pse Japonia kishte marrë masa kufizuese për të bllokuar përhapjen e koronavirusit, nuk ka mundur që t’i shpëtojë dot variantit të ri që po alarmon të gjithë botën.
The Gurdian raporton se pesë personat e infektuar me varianti ne ri të COVID kishin udhëtuar ditët e fundit në Britaninë e Madhe. Ata tashmë janë izoluar dhe zyrtarët shëndetësorë po përpiqen të gjurmojnë kontaktet e tyre.
Japonia tashmë ka ndaluar hyrjen e udhëtarëve nga Britania, përveç kthimit të shtetasve dhe banorëve japonezë.
Varianti i ri ka sjellë kontrolle më të rrepta të udhëtimit nëpër botë. Disa vende kanë mbyllur përkohësisht tërësisht kufijtë e tyre.