Instituti i Shëndetit Publik ka hedhur poshtë lajmin se në qarkun e Gjirokastrës janë identifikuar dy raste me variantin Delta.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ISHP informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta.
“Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtij varianti në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni.”- thuhet në njoftimin e ISHP-së./Opinion.al