Prej disa javësh Greqia po përballet me rritje të numrit të rasteve me COVID-19. Autoritetet shëndetësore në shtetin fqinj bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 1558 raste me koronavirus.
Gjatë këtij harku kohor në Greqi është ulur numri i viktimave. Autoritetet kanë deklaruar se sot kanë humbur jetën 2 qytetarë nga COVID-19.
Ndërkohë, 123 pacientë janë të intubuar në spitale në luftë me sëmundjen. Autoritetet shëndetësore në Greqi shprehen se rritja e numrit të personave të infektuar ka ardhur si pasojë e variantit “Delta” të COVID-19./ Opinion.al