Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu iu bën apel qytetarëve që të marrin vaksinat për tu mbrojtur ndaj COVID-19.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ministrja shprehet se në këtë mënyrë mund të përballohen edhe variantet e reja të koronavirusit.
“Vaksinim. Vaksinim. Vaksinim. Sa më shumë qytetarë të mbrojtur gjatë muajve të verës, aq më mirë do t’i bëjmë ballë varianteve të reja të mundshme të COVID 19 dhe vjeshtës së ardhshme”, shkruan Manastirliu.
Më herët edhe drejtori i urgjencës Skënder Brataj tha se rreziku nga varianti Delta është shumë pranë. Ndërkohë procesi i vaksinimit në vendin tonë vijon për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 974,486 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 407,402 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.