Kryesore

Varhelyi thirrje Bullgarisë: Të merret parasysh propozimi për Shqipërinë dhe RMV


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:09 - 23/06/22 |
Opi Nion

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” i ka bërë thirrje parlamentit bullgar të përmbushi angazhimet dhe ta vendosin propozimin në axhendën e Kuvendit sot për të miratuar heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Varhelyi thekson se BE i merr shumë seriozisht shqetësimet bullgare, teksa ka shtuar se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Ne i bëjmë thirrje Parlamentit dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe ta vendosin propozimin në axhendën e Kuvendit për miratim sot siç është propozuar. Opozita e Boyko Borissov tashmë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Ne kemi nevojë që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë. BE i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian. Së bashku do të jemi më të fortë”,- shkruan në “Twitter” Varhelyi./Opinion.al

Pas