Kryesore

Varhelyi: Shqipëria është gati për të filluar negociatat me BE



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:54 - 14/07/22 |
Opi Nion

Nga baypassi i  Vlorës eurokomisioneri Oliver Varhelyi thotë se Shqipëria është gati për të hapur negociatat dhe për të nisur Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

Në konferencën me kryeministrin Edi Ramai, Verhelyi u shpreh se java e ardhshme është vendimtare.

Sa i përket debatit që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut për të pranuar ose jo propozimin francez që i hap rrugë heqjes së vetos bullgare.

“Shqipëria është gati për të filluar negociatat me Konferencën e Parë Ndërqeveritare dhe nuk ka dyshim që Shqipëria ka bërë çdo gjë për të arritur tek Konferenca e Parë Ndërqeveritare. Kam shpresa që java e ardhshme do jetë ajo javë që ne kemi kaq kohë që presim. Ne duhet të mbajmë premtimet, të japim rezultatet. Nëse rezultati nuk do të jetë pozitiv, ne të nesërmen menjëherë do kërkojmë ndarjen e dosjes së Shqipërisë nga dosja bullgaro-maqedonase dhe ne jemi të bindur që Shqipëria duhet t’i çelë negociatat këtë vit pa diskutim. Të presim fundin e këtij debati maratonë që parashikohet të zhvillohet në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut dhe pastaj të shikojmë hapin tjetër që do hedhim”, tha Kryeministri Edi Rama.

Pas