Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi do të zhvillojë sot një tjetër vizitë zyrtare në Shqipëri.
Sipas njoftimit të publikuar nga BE, Varhelyi do të jetë i pranishëm në “bypassin e Vlorës”, së bashku me kryeministrin Edi Rama.
Më pas, ai pritet që të dalë në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama.
Kujtojmë se BE ka mbështetur ndërtimin e By Pass-it të Vlorës nëpërmjet një granti prej 20 milionë eurosh. Gjithashtu, Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim po kontribuojnë me hua prej 18 milionë euro secila për këtë projekt.