Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vargjet e fundit të Agollit: ‘Prit edhe pak’

2017/02/03 at 5:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Vargjet e fundit të Agollit: ‘Prit edhe pak’

Para tre muajsh shkrimtari i madh Dritëro Agolli festoi 85 vjetorin e lindjes ku u zhvilluan shumë aktivitete por mbi të gjitha u prezantua edhe libri i tij i fundit me poezi “Prit edhe pak”.


Vëllimi i fundit me poezi, i Dritëro Agollit, hapet më një shënim të autorit në hyrje të botimit, që titullohet “Kullota e imagjinatës” dhe mban datën 16 janar 2014.

Po e sjellim të plotë këtë paradhënie kaq kuptimplotë të Agollit për ditët e fundit të pleqërisë dhe ku i thur vargje vdekjes, duke i thënë ‘Prit edhe pak’

“Aspak s’e kisha menduar se do të botoja tani edhe një libër tjetër me vjersha në një kohë, kur i kam kaluar të 80-të vitet dhe kur, siç i thotë Noli Milto Sotir Gurrës “ata andej nga varrezat po na e bëjnë me sy”. Po ja që poezia ndonjëherë u kthyeka në mënyrë jetese, domethënë, në një ushqim të përditshëm, për të mbajtur shpirtin gjallë. Ky ushqim u mblodh javë për javë e muaj për muaj dhe pa u kuptuar u mbush një fletorkë e tërë.

Dhe kështu, duke rënë fjala për ushqimin, që dikujt ky emërtim për poezinë mund t’i duket banal, m’u kujtua një mendim i Bodlerit, se “Gjithë universi i dukshëm nuk është gjë tjetër veçse një magazinë imazhesh dhe shenjash, të cilave imagjinata do t’u japë një vend dhe një vlerë relative: është një lloj kullote, të cilën imagjinata duhet ta hajë dhe ta transformojë”. Unë, me sa duket, jam mësuar në këtë kullotë si ai kau plak, që ha dhe ripërtyp, megjithëse dhëmbët i janë shkurtuar. Edhe kjo ripërtypje është një lloj transformimi.

Kjo më sjell në mend diçka të largët. Im atë kishte një ka, që e mbajti edhe të plakur. Kur e shihte që kulloste në livadh, thoshte: “Ha bar, i shkreti, po dhëmbët i janë shkurtuar, se ngaherë përtypet”. Ishte ky një ka ahuri dhe e thërrisnim me emrin driteroi-me-sadijenKazil. Edhe kur u plak dhe nuk mund të lëronte, im atë nuk e theri për ta bërë pastërma. “Të rrojë sa të rrojë”, thoshte ai. Dhe një ditë kaut i shkanë këmbët e plakura në një monopat shkëmbor në Poçravë, – kodër mbi fshatin Menkulas, përtej lumit të Devollit, – dhe ra. Im atë thoshte “vdiq”.

Ky është element i universit, dua të them edhe kjo vdekje. Dhe “universi” shqiptar ka një kullotë aq të pasur, sa edhe imagjinata më e ndezur do të nginjej dhe do të velej, duke kullotur.

Mbase kjo më ka shtyrë të nxjerr në dritë edhe këtë libër me titullin “Prit edhe pak”, që do të thotë se ende nuk e kam kullotur livadhin. Po ka edhe një arsye tjetër. Mendova që këtë përmbledhje vjershash t’ia kushtoj gruas sime, Sadijes, e cila ka mbi gjysmë shekulli, që ecën krah meje. Për vargjet e mia ajo vuan pothuajse si unë.

***

Bashkëshortja e tij, Sadija do të deklaronte muaj më parë se “kjo parathënie ka qenë më e vështira për t’u shkruar, pasi është libri me poezi i fundit që po përgatisim së bashku me Dritëroin. Duke lexuar varg më varg e poezi për poezi. Librit i kemi vënë titullin kuptimplotë, të huazuar nga një poezi e Gëtes, “Prit edhe pak”.

Poezia ‘Prit edhe pak’

Zhurmën pushoi rruga
Nuk lëviz një gjeth,
Fle veriu, hesht juga,
Hënë e lodhur zverdh. Heshtin qiell e tokë,
Reja nuk derdh shi,
Prit edhe pak kohë,
Të pushosh edhe ti.

Etiketa: agollilibri i funditpoezi


Ju sugjerojmë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

1 Shkurt, 2026 9:35 pm
Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
Bota

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

1 Shkurt, 2026 8:57 pm
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Aktualitet

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

1 Shkurt, 2026 8:50 pm
Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
Bota

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

1 Shkurt, 2026 5:05 pm
Rama flet për punën: Shumë presion dhe stres, koha kalon mes 4 mureve
Aktualitet

Rama flet për kadastrën e Vlorës: Të tjera drejtori do të zhvendosen

1 Shkurt, 2026 1:01 pm
Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga
Aktualitet

Video/ Gjendet një arsenal me armë zjarri në Selitë, 4 persona në pranga

1 Shkurt, 2026 11:27 am
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Kronikë

Rrëzohet kërkesa e Veliajt, GJKKO lë në qeli kryebashkiakun e Tiranës

1 Shkurt, 2026 11:03 am
Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm
Kryesore

Rama: S’do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

1 Shkurt, 2026 10:59 am
Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Para
Foto/ Elvana Gjata një “fashioniste” në New York

Foto/ Vjet thoshte “muzika ime”, sot ai nuk uron Elvana Gjatën për ditëlindjen

Letërsia shqipe në zi nga humbja e Dritëro Agollit; ja veprat më të mëdha të tij

Letërsia shqipe në zi nga humbja e Dritëro Agollit; ja veprat më të mëdha të tij

Kjo është poezia epike e Dritëro Agollit, recituar dhe kënduar nga të gjithë ne

Kjo është poezia epike e Dritëro Agollit, recituar dhe kënduar nga të gjithë ne
















TE FUNDIT

Qëllohet me armë zjarri një person në Lezhë

Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
1 Shkurt, 2026

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qendër të fshatit Rrilë në Lezhë, ku si pasojë...

Lexo më shumë

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël

Email-et mes princeshës Mette-Marit dhe Epstein: Më intrigon, je kaq i ëmbël
1 Shkurt, 2026

Princesha e kurorës së Norvegjisë është përfshirë në një tjetër skandal faqet e reja të dosjes Epstein duket se tregojnë...

Lexo më shumë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
1 Shkurt, 2026

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe...

Lexo më shumë

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të

Përmendet në dosjet e Epstein, Djukanovic mohon njohjen me të
1 Shkurt, 2026

Ish- presidenti dhe ish-Kryeministri i Malit të Zi Milo Djuknovic ka mohuar të ketë patur njohje apo komunikim me Jeffrey...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com