-Shëndeti

Varfëria rrënjoset në gjene, lë gjurmë të përhershme në ADN


               Publikuar në : 11:01 - 11/04/19 |
el ida

Shkencëtarët e Universitetit “Northwestern” në SHBA zbuluan se varfëria mund të rrënjoset në të gjithë skajet e trashëgimisë gjenetike. Ata gjetën prova se në disa zona të ADN-së, rregullimi lidhet me nivelin social-ekonomik, duke modifikuar më shumë se 1500 gjene, baraz me 10% të tyre.

“Varfëria mund të lërë gjurmë të përhershme në ADN-në tonë”, thonë ata.

Sipas tyre varfëria ndikon në mënyrë të veçantë te shtimi i molekulave specifike në genome, të cilat kanë funksionin e rregullimit të shprehjes së geneve në një proces të quajtur “metilacioni i ADN-së”.

Shumë studime kanë treguar se çfarë ndikimi të ndjeshëm mund të ketë niveli social-ekonomik mbi shëndetin e njeriut dhe sëmundjet e tij, ndërsa tashmë dihet që pabarazia sociale përbën një element stresi për njerëzit në mbarë globin, por ky është studimi i parë që tregon se varfëria rrënjoset në gjene, dhe mund të lërë gjurmë të përhershme në ADN./Opinion.al

 

 

 

 

 

 

Pas