Ministri Blendi Klosi u ul dje në studion e “Opinion” aty ku flitej për varfërinë dhe ku u shfaq historia e një familje që jeton në kushtet të tejskajshme të ekzistencës. Klosi u vu përballë kritikave për faktin se shteti nuk i ka identifikuar dhe ndihmuar sa duhet familjet e varfëra në vend. Por thënë me gjuhën e shifrave, varfëria në vend është e frikshme. Dhe në këtë përballje televizive, Klosi pranoi se në Shqipërinë janë 400 mijë persona që jetojnë në vështirësi, ose dhënë ndryshe 80 mijë familje ose thënë ndryshe, 15 për qind e popullsisë. Ai tha se për familjen e varfëra shteti jep 7 mijë e 500 lekë në huaj dhe ka hequr tarifën e energjisë. Por a është kjo e mjaftueshme? çfarë mund të blejë familja Bardhi (rasti në Opinion) me 7.5 mijë lekë në muaj?