Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Varësia e Evropës nga gazi rus mes tensioneve me Ukrainën

2022/02/06 at 7:54 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Varësia e Evropës nga gazi rus mes tensioneve me Ukrainën

Ndërsa shtohen tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës, vendet evropiane janë të shqetësuara lidhur me pasojat që mund të ketë kjo situatë tek furnizimi me gaz. Materiali në vazhdim sjell mendimet e analistëve se si veprimet e Rusisë ndaj Ukrainës mund të ndikojnë tek sektori enegjitik evropian.


Gazi natyror rus mbulon rreth 40% të tregut evropian, për vendet si Franca, Polonia, Gjermania dhe Italia. Perëndimi është i shqetësuar se Rusia do të gjejë një pretekst për të ndaluar rrjedhën e gazit në Evropë që kalon me tubacione përmes Ukrainës.

“Mendoj se do të ketë incidente lokale. Ka gjasa të mëdha për një sulm ndaj gazsjellëst ukrainas. Kjo do të përdorej si justifikim nga Rusia për të dalë nga kontrata afatgjatë”, thotë për Zërin e Amerikës Aura Sabadus me organizatën e konsulencës së tregjeve “Independent Commodity Intelligence Services”.

Uashingtoni pretendon se Rusia ka një plan për të fabrikuar një sulm dhe për ta përdorur atë si arsye për të pushtuar Ukrainën. Rusia i ka hedhur poshtë pretendimet. Ekspertët dyshojnë se Rusia mund ta përdorë furnizimin me gaz si mjet për të përçarë Evropën. Ata theksojnë mosmarrëveshjet në Evropë për gazsjellësin “Nord Stream 2”, i cili kalon nga Rusia për në Gjermani nën Detin Baltik. Projekti ka përfunduar por ende ka nevojë për miratimin e enteve rregullatore në Gjermani dhe Bashkimin Evropian.

Ish ndihmës sekretarja e shtetit Debra Cagan, thotë se strategjia e Rusisë është e qartë.

“Është e qartë se Rusia po e përdor si armë politike për të kërcënuar Evropën dhe veçanërisht për të kërcënuar ato vende që ata besojnë se mund të kenë rol në miratimin e gazsjellësit Nord Stream 2. Synimi përfundimtar i Rusisë është që ta detyrojë BE-në të ndryshojë rregullat antitrust për t’i mundësuar Rusisë që jo vetëm të sigurojë gazin, por edhe të ketë pronësi mbi tubacionet, të kontrollojë presionin dhe sasinë e gazit që kalon nëpër tubacione.”

SHBA dhe Evropa e kanë paralajmëruar Rusinë për pasojat e agresionit të saj ndaj Ukrainës dhe thonë se sanksionet për çdo veprim ushtarak ndaj Ukrainës do të përfshijnë gazsjellësin Nord Stream 2.

“Për sa i përket Nord Stream 2, vazhdojmë të kemi biseda shumë të forta dhe të qarta me aleatët tanë gjermanë. E thënë troç, nëse Rusia pushton Ukrainën, në një mënyrë apo në një tjetër, Nord Stream 2 do të bllokohet”, thotë Victoria Nuland, Nënsekretare e Shtetit për Çështjet Politike.

Për të ndihmuar Evropën të përballet me një krizë të mundshme të gazit, Shtetet e Bashkuara i janë drejtuar Katarit dhe shteteve të tjera prodhuese në lidhje me sigurimin e gazit për Evropën nëse Rusia ndërpret furzimet.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë thotë se eksportet amerikane të gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Evropë në tremujorin e fundit të vitit 2021 u rritën me 40% krahasuar me totalin e vitit të kaluar.

Por ekspertët thonë se kjo nuk do të plotësonte nevojat në rast të një ndërprerje të furnizimeve ruse.

“Gjatë janarit në Evropë, importet e gazit të lëngshëm kanë qenë pothuajse në nivele rekord, dhe në fakt gjysma e importeve ishin nga Shtetet e Bashkuara”, thotë për Zërin e Amerikës Aura Sabadus me organizatën e konsulencës së tregjeve “Independent Commodity Intelligence Services”.

Ish diplomatja amerikane, Debra Cagan, thotë se një ndërprerje e furnizimeve ruse jo vetëm që do të kishte ndikime ndaj Evropës por edhe ndaj Shteteve të Bashkuara.

“Në të njëjtën kohë që Uashingtoni i thotë Evropës të ndërpresë gazin rus, Shtetet e Bashkuara po importojnë rreth 18 milionë fuçi naftë ruse në muaj”, thotë Debra Cagan, me organizatën “Transatlantic Leaders Network”.

Vendet evropiane thonë se do të vazhdojnë të kërkojnë burime alternative të energjisë për të zëvendësuar varësinë nga gazi rus.

Etiketa: europagazirusiaukraina


Ju sugjerojmë

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
Aktualitet

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

24 Nëntor, 2025 6:48 pm
Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
Bota

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

24 Nëntor, 2025 5:27 pm
CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
Bota

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

24 Nëntor, 2025 3:32 pm
Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
Bota

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

24 Nëntor, 2025 2:36 pm
Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Protesta e PD para Kryeministrisë, rrugët që bllokohen

24 Nëntor, 2025 1:46 pm
Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë
Aktualitet

Qukës-Qafë Plloçë, firma ndërtuese nis punën për largimin e shkëmbinjve të rënë

24 Nëntor, 2025 1:38 pm
Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra
Aktualitet

Dëmtohet rruga e re në Kukës, çahet asfalti i segmentit 3,8 kilometra

24 Nëntor, 2025 1:22 pm
Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen
Aktualitet

Takim diplomatik Shqipëri-Greqi më 16 dhjetor, temat “e nxehta” që do të diskutohen

24 Nëntor, 2025 1:13 pm
NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti
Life Style

NASA zbulon një gur në Mars që nuk i përket atij planeti

24 Nëntor, 2025 12:16 pm
Artan Hoxha reagon në “Opinion”: Nuk kam kryer asnjë krim
Aktualitet

Gazetari Artan Hoxha shpallet “non grata” nga Greqia

24 Nëntor, 2025 12:04 pm
Para
Video/ Grushte e karrige, dasma shndërrohet në arenë boksi

Video/ Grushte e karrige, dasma shndërrohet në arenë boksi

PD: Koha kur partia përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar më 9 shtator

Meta: Basha ka dëmtuar rëndë demokracinë në Shqipëri

Shtrenjtohet nafta edhe në Kosovë

Shtrenjtohet nafta edhe në Kosovë
















TE FUNDIT

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Ibrahimaj zbulon kur do të nisë shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët
24 Nëntor, 2025

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, është shprehur se pensionistët do ta marrin bonusin e këtij fundviti që nga...

Lexo më shumë

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike

Lufta në Ukrainë, Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike
24 Nëntor, 2025

Shtëpia e Bardhë tha se Presidenti Donald Trump zhvilloi një telefonatë me homologun kinez Xi Jinping, ku diskutuan për t'i...

Lexo më shumë

Diskutimet për paqen Ukrainë-Rusi, Trump: Diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur

CNN/ Pesë mënyra se si mund të përfundojë lufta Rusi-Ukrainë
24 Nëntor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u shpreh se diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur,...

Lexo më shumë

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë

Ushtarët ukrainas reagojnë ndaj planit të paqes të SHBA: Askush nuk do e mbështesë
24 Nëntor, 2025

Ushtarët ukrainas kanë reaguar ndaj projekt-propozimeve të paqes të SHBA-së me një përzierje sfide, zemërimi dhe dorëzimi. BBC foli me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com