Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Sipas News 24 Dako është dorëzuar pak minuta pas njoftimit se SPAK ka dhënë 10 masa sigurie për të dhe për disa ish-zyrtarë të bashkisë së Durrësit.
Personat në fjalë akuzohen për korrupsion dhe falsifikim dokumentesh. Dyshimet janë se urdhërarrestet vijnë pas të paktën 1 vit hetime nga ana e prokurorëve të SPAK, për abuzimet me një leje ndërtimi të disa viteve më parë për një pallat në lagjen nr.18, të dëmtuar nga tërmeti.