-U tha në Opinion

Vangjeli: Manastirliu është manastiri ku Rama duhet të ndezë qiri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:40 - 26/04/21 |
el ida

Gazetari Lorenc Vangjeli ka komentuar në emisionin “Opinion”, rezultatet e votimit elektronik në njësinë numër 10.

Sipas Vangjelit, që ka komentuar rezultatin e lartë të  Fatmir Xhafajt në këtë qendër, ky votim ka ardhur për faktin se ai është një politikan karriere.

Ndërkohë lidhur me emrat e tjerë të socialistëve që morën një numër të lartë votash në këtë qendër, Vangjeli veçoi ministret Manastirliu dhe Balluku.

“Ogerta Manastirliu është manastiri ku Rama duhet të ndezë qiri mirënjohjeje. Është një zonjë që ka suprizuar. Fati i keq i pandemsië që na ra në kokë…Vështirë të thuhet nëse e bëri mirë apo keq, por mnëyra e komunikimit dhe gjithvçka tjetër e vendosi në vend të parë. Belinda Ballulku gjithashtu përdor një ton të ulët. Truku që përdori Damiani me lejen e Ramës për të bërë gjysmën e listës së hapur, ka krijuar një telash aq të madh, që ne do ta shikojmë nesër. Nëse dje, i pari i listës shkonte në palestër dhe tjetri në SPA, kësaj radhe kanë qenë të gjithë në terren. Do të vijë momenti që do të shuhen disa legjenda urbane”, tha Vangjeli./Opinion.al

Pas