Analisti Lorenc Vangjeli ka debatuar në studion e “Opinion” lidhur me ngjarjen e Elbasanit, ku një person u vra me armë zjarri para zgjedhjeve.
Vangjeli tha se Gazment Bardhi kishte komunikuar me vrasësin, argument që Bardhi e ka kundërshtuar.
Debati
Vangjeli: Keni folur mer personin që bëri vrasjen në Elbasan?
Bardhi: E para kjo që sapo the është e pavërtetë.
Vangjeli: Keni folur me të në telefon, menjëherë
pas ngjarjes, e keni pranuar publikuisht. Keni patur kontakte?
Bardhi: Asnjë kontakt, zero.
Vangjeli: Ju dolët dhe thatë ishte heroi.
Bardhi: Kam thënë dhe them, që është një nga ekspertët më të mirë të policisë së shshtetit, nuk është kriminel dhe nuk është vrasës.
Vangjeli: Ke folur në telefon me gjithë grupin e tyre dhe madje ishit drejtuesi i atij grupi.
Bardhi:Strukturë kriminale kishte ngritur Taulant Balla, që ti nuk ke guximin ta përmendësh./Opinion.al