Aktori i njohur, Jean Claude Van Damme, ndodhet aktualisht në Kosovë. Ai ka qenë i pranishëm në një aktivitet, e ndërsa është takuar edhe me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj.
Mirëpo, pas prezencës së tij në Kosovë, një vëmendje të madhe ka tërhequr varësja. Ai mbante në qafë një varëse ari me simbolin e shqiponjës duke surprizuar të gjithë.
Van Damme është një nga aktorët e preferuar, ku ka spikatur për disa nga filmat më të shikuar ndër vite si: “Bloodsport”, “Kickboxer”, “Lionheart”, “Street Fighter”, “Hard Target”, “Double Impact”, etj.